Njihuni me 10 gjërat që nuk dini për verën

1. ËSHTË SHUMË MË E LASHTË NGA SA MENDOHEJ.

Kur mendon për verën në histori, e para gjë që të vjen në mendje janë bankete e lavdishme të perandorëve romakë. Por në kohën e atyre vakteve të bollshme, vera ishte prej kohësh një pije antike; në disa fragmente qeramike të zbuluara në një fshat neolitik në malet Zagros në Iran, që daton 7000 vjet më parë, janë gjetur mbetje të rrushit të presuara dhe konservuara.

2. ISHTE NJË SPECIALITET KAUKAZIAN.

Rreth 300 km në veri të maleve Zagros, në fshatin armen Areni, arkeologët kanë gjetur një mjet që përdorej për shtypjen e rrushit, fuçi fermentimi, kavanoza dhe gota që përdorshin për verën tashmë prej 4000 vjetësh.

3. EKZISTON QË NGA PËRJETËSIA SEPSE ËSHTË E LEHTË PËR T’U BËRË.

Sekreti i jetës së gjatë të verës duket se lidhet me lehtësinë me të cilën ajo përftohet. Vilet rrushi, shtrydhet lëngu, lihet të fermentohet në mënyrë nbatyrale dhe vera e lashtë është gati.

4. DIKUR VLERËSOHESHIN TË ËMBLA.

Ata që preferojnë verë me shije të athët, do të qëndronin në hije nëse do të merrnin pjesë në një degustim 5.000 vjet më parë. Një studim i vitit 2008 për verën në fshatrat e lashta të Azisë neolitike doli në përfundimin se dikur ëmbëlsia ishte një nga gjërat që vlerësohej më shumë tek kjo pije. Dhe ishte kjo karakteristikë që kishte lehtësuar përhapjen e saj aq të madhe.

5. ËSHTË NJË PRODUKT EUROPIAN.

Në vitin 2015, më tepër se 60 për qind e verës botërore prodhohej në vendet e Bashkimit Europian. Në vendin e parë atë vit qëndronte Italia, në vend të dytë Franca dhe në të tretin Spanja.

6. PSE BËHET ME RRUSH?

Rrushi është fruti ideal për prodhimin e verës, sepse përmban sasinë e duhur të ujit, sheqeri, acideve dhe tanineve (komponentë që përfshihen në lëkurë apo farat e frutave), të nevojshme për procesin e fermentimit. Falë këtij ekuilibri të përsosur, tharmet shumohen duke bërë që sheqernat të zbërthehen në alkool dhe dyoksid karboni.

7. KËRCËNOHET NGA NDRYSHIMET KLIMATERIKE.

Rajone të lidhura tradicionalisht me prodhimin e verës janë duke u bërë shumë të nxehta për të respektuar ritmet delikate të të korrurave, ndryshimi i të cilit mund të ndikojnë në prodhimin e gjithë vitit. Një studim i publikuar në mars 2016 në Nature Climate Change, ka vënë në dukje se si pasojë e ndryshimeve klimaterike, rrushi piqet para kohe edhe në kushtet e një vere të lagësht (e cila zakonisht vonon të korrat). Në të kundërt, vendet ku deri pak kohë më parë prodhimi i verës do të kishte qenë i paimagjinueshëm, të tilla si Anglia, Suedia apo Norvegjia, tani kanë një sektor të konsoliduar të verës (foto, shkencëtarët janë duke studiuar ndikimin e ngrohjes globale mbi një hardhi ).

8. ARMIKU I SAJ MË I MADH U IMPORTUA.

Daktulosphaira vitifoliae, një insekt që ha rrënjët e hardhisë, u importua në Europë nga Amerika e Veriut në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Hardhitë amerikane ishin rezistente ndaj sulmeve të këtij insekti, por jo edhe ato evropiane, që nga viti 1863 vuajtën një dëm shumë të madh që u shoqërua me një krizë ekonomike të industrisë e cila zgjati 30 vjet.

9. PSE VERA E KUQE SHKON ME MISHIN.

Sepse taninet që e përbëjnë shkaktojë një ndjenjë “thatësie”, që kompenson ëmbëlsinë dhe lagështinë e lënë nga një biftek. Sipas një studimi amerikan, këta komponentë tipikë të lëkurës së rrushit janë në gjendje që të rivendosin ndjesinë e “gojës së thatë”, pas marrjes së ushqimeve me yndyrë.

10. NJË GOTË NË DITË TË ZGJAT JETËN?

Nuk duhet të shpejtohemi. Roli i resveratrolit, një antioksidant që gjendet tek vera e kuqe (por edhe tek çokollata e zezë dhe manaferrat), ende nuk është plotësisht i qartë. Përfitimet antioksidante të atribuara kësaj substance nuk kanë gjetur ende prova të mjaftueshme shkencore dhe rolin mbrojtës për shëndetin kardiovaskular. Por nga ana tjetër, alkooli i pranishëm në verë është një substancë kancerogjene dhe përfitimet e pakta që mund të kemi nga anitoksidanti i verës mund t’i përfitojmë fare mire me një jetë të shëndetshme pa duhan, duke ndjekur një dietë korrekte dhe veprimtari fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *