Historia e veres rose

Pija rozë me flluska që ne e çmojmë dhe e adhurojmë. Është në çdo menu dhe është pjesë e çdo kujtimi të lumtur të stinës së verës? Nëse jeni të fiksuar me verën rose, duhet të dini se nga ka ardhur.

Nuk ka një datë të saktë të origjinës të rozes sepse në atë kohë, shumë verëra të kuqe ishin ne ngjyrë si ngjyra e rozes së sotme. Më vonë pasi mësuan metoda të reja të fermentimit, prodhuesit gjetën mënyra për të krijuar verë të kuqe të errët siç e njohim sot. Në Greqinë e lashtë, u konsiderua e civilizuar për të holluar verën, pasi askush nga aristokratët nuk dëshironte të bëhej si një nga ata të dehurit e rëndomtë. Ishin grekët dhe romakët që përfundimisht kuptuan se si të ndanin verërat e tyre të kuqe nga verërat e tyre të bardha. Vetëm në shekullin e gjashtë para erës sonë, kur fenikasit sollën hardhi rrushi në Massali në jug të Francës që doli vera roze, ajo filloi të ishte trendi i momentit në të gjithë Mesdheun.

Provence (një rajon i Francës) konsiderohet vendlindja e vreshtit francez për shkak të mbjelljeve të hershme nga Fenikasit. Rreth Mesjetës, prodhimi i verës Provencal u bë me të vërtetë popullore dhe madje ishte burimi i mirë të ardhurashe për manastiret lokale. Kjo prirje vazhdoi deri në shekullin e 19-të, kur një periudhë shumë e keqe e nje semundje që goditi vreshtat, zhduku vreshtat ne Provence dhe prodhuesit duhet të fillonin nga e para.

Pas kësaj rimbjelljeje, verërat franceze filluan të nisnin rrugën e tyre në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht ideja e fermentimit të “verës së lehtë”, si vera rose. Në vitet 1970, verërat e bardha ishin aq shumë të kërkuara në Kaliforni, saqë prodhuesit e verërave lokal në të vërtetë nuk mund të vazhdonin, kështu që iu desh t’i drejtoheshin prodhimit të verërave të bardha nga rrushi i kuq me metodën saignée. Kjo metodë rezervon pak nga lëngu nga vera e kuqe në mënyrë që të përqendrohet ngjyra, dhe ai lëng i rezervuar vinifikohet në një verë rozë të lehtë, e cila fillimisht u bë e njohur si “verë e skuqur” dhe me vone verë roze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *