50 kuriozitete të rralla rreth verës

Njerëzit e Mesdheut filluan të dalin nga barbarizmi kur ata mësuan të kultivonin ullirin dhe hardhinë. Kështu shkruante historiani grek Tuqididi, në shekullin e 5-të para Krishtit, dhe në të vërtetë, bërja e verës është një proces po aq i vjetër sa dhe vetë civilizimi. Rrënjët e saj shoqëria i gjen në Mesopotaminë antike, prova më e hershme që ne kemi për kultivimin e rrushit, e fermentimi i lëngjeve të tyre daton që 6 mijë vjet para lindjes së Krishtit, në Lindjen e Mesme antike.

Egjiptianët i regjistronin të mbjellat e rrushit në gurët e varreve të tyre, shishet e verës digjeshin me faraonët si shenjë kënaqjeje të tyre për jetën e përtejme. Vera gjithashtu konsiderohej pije për elitën në Greqinë antike, dhe ishte koleksion i simpoziumeve të famshme, e përjetësuar nga Platoni dhe poetët e asokohe. Por ishte pikërisht gjatë periudhës romake kur vera u bë popullore për shoqërinë. Në qytetet romake, baret e verës u hapën pothuajse në çdo rrugë, dhe romakët e eksportonin verën në vendet e tjera të Europës. Shumë shpejt, prodhimi dhe cilësia e verës në rajonet e tjera rivalizuan atë të Romës.

Pas rënies së Romës, vera filloi të prodhoi në Perandorinë Bizantine, në Mesdheun lindor. Ajo u përhap deri në lindje, në Azinë Qendrore përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Vera e rrushit ishte e njohur edhe në Kinë në shekullin e 8. Por përhapja e islamit e zhduku industrinë e verës në Afrikën Veriore dhe në Lindje të Mesme. Bërja e verës në Europë në fillim konsiderohej një biznes për manastiret, sepse ekzistonte nevoja për verë gjatë ritualeve krishtere. Gjatë periudhës së Rilindjes, virtytet e disa rajoneve të ndryshme të verës u vlerësuan nga konsumatorët më të sofistikuar të verës, dhe veçanërisht në shekullin e 18-të tregtia e verës u rrit, sidomos në Francë, ku qyteti i Bordosë u bë prodhuesi më i shquar i verërave. Çdo rajon që prodhonte verë kishte karakteristika të ndryshme.

Në Botën e Re, bërja më e suksesshme e verës ndodhi gjatë shekullit të 19. Ohajo ishte rajoni i parë amerikan që kultivoi me sukses verën e rrushit, por u eklipsua shpejt nga prodhimi i verës në Kaliforni. Prodhimi i verës më pas kaloi dhe në Australi. Në Botën e Vjetër, shampanja konsideroje si pija më e preferuar luksoze, por verërat më pas u bënë gjithnjë e më popullore. Por pavarësisht zhvillimit të suksesshëm të kësaj industrie, ndodhi gjithashtu një katastrofë: epidemia filokserë shkatërroi shumë vreshta europiane, një katastrofë që preku prodhimin e verës për dekada me radhë.

Sot prodhimi i verës është një industri globale, me shumicën e vendeve të botës që e prodhojnë atë. Makineritë që korrin një pjesë të madhe të zonave ditën apo natën kanë rritur prodhimin.

 

1. Në Greqinë e Lashtë, pritësi i darkave gjithmonë duhet të kthente gllënjkën e parë të verës për të siguruar të ftuarit që vera nuk ishte e helmuar. Atëherë lindi shprehja “të pish për shëndetin e tjetrit”.

2. Ndërsa prova e verës lidhet me nuhatjen e saj, femrat janë të prirura të jenë testuese më të mira sepse kanë një sens nuhatje më të zhvilluar se sa meshkujt.

3. Një studim italian tregon se femrat që pinë dy gota vere në ditë, kanë jetë më të mirë seksuale se sa ato që nuk e konsumojnë.

4. Vera e kuqe është e kuqe falë fermentimit të ekstrakteve të lëkurës së rrushit. Ndërsa vera e bardhë nuk fermentohet me lëkurën e tyre.

5. Në të gjithë Dhjatën e Vjetër biblike, vetëm libri i Jonah nuk i referohet verës.

6. Gratë e hershme romake ishin të ndaluara të konsumonin verë, dhe bashkëshorti që e gjente gruan duke pirë verë ishte i lirë ta vriste atë. Divorce të shumta kanë ndodhur për këtë arsye në Romë gjatë vitit 194 para erës sonë.

7. Shishja më e vjetër e verës në botë daton në vitin 325 para lindjes së Krishtit dhe u gjet afër qytezës Spejer, Gjermani.

8. Ka prova shkencore që konsumimi i verës në mënyrë të moderuara mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, Alzheimer-it, atakeve të zemrës dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.

9. Ndërsa vera ofron përfitime të caktuara mjekësore, ka shumë pak gjasa që ajo të rrisë rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit, veçanërisht në ezofag, po ashtu dhe kancer të gjirit.

10. Vera e kuqe, më shumë se ajo e bardha, ka veti antioksiduese dhe përmban një element që është i rëndësishëm për sistemin kardiovaskular.

11. Kalifornia, Nju Jorku dhe Florida kryesojnë SHBA-në në konsumimin e verës. Kalifornia është vendi i katërt në botë për prodhimin e verës, pas Francës, Italisë dhe Spanjës.

12. Testuesit e verës e rrotullojnë gotën e saj për të bërë të mundur që vera të lëshojë aromën e saj. Shumica nuk e mbushin gotën më shumë se një e treta.

13. Shumica e verërave shërbehen në gota që kanë një grykë më të ngushtë se sa fundi në mënyrë që aroma të përqendrohet e të shkojë në një drejtim. Sa më e hollë gota, aq më mirë.

14. Kur shijoni verën, mbajeni në gojë për një moment ose dy dhe më pas gëlltiteni. Një verë e mirë do t’ju lërë shijen për një kohë të gjatë në gojë.

15. Kodi i Hamurabit (1800 vjet para Krishtit) përfshinte ligjin që dënonte shitësit mashtrues të verës. Ata mbyteshin në lumë.
16. Vikingët e quanin Amerikën – Toka e Verës, për tokat e shumta me vreshta që u gjendën në vitet 1000 para lindjes së Krishtit.

17. Cila është shishja e verës më e vjetër në botë? Dëshmohet se romakët, shishen me verë e kanë përdorur 2400 vjet më parë; në Persi është njohur 7000 vjet më parë (verë rrushi me recinë pishe) dhe në Kinë 9000 vjet më parë (me pije alkoolike prej orizit dhe melit).

18. Vendi më i keq për të ruajtur verën është zakonisht kuzhina, sepse është një vend shumë i ngrohtë për ta ruajtur verën të sigurtë. As dhomat frigoriferike nuk janë të duhurat për magazinimin e verës.

19. Kur vera dhe ushqimi kombinohen së bashku, ata krijojnë një sinergji ose një aromë të tretë përtej asaj çka mund të ofrojnë pija apo ushqimi veç e veç.

20. Ushqimet më të rënda shkojnë për shtat me verërat më të rënda. Po ashtu dhe ushqimet më të lehta, me verërat më të lehta. Vera e kuqe, në përgjithësi shërbehet me mish të kuq, vera e bardhë me mish të bardhë dhe peshk, ndërsa vera e ëmbël shkon me ëmbëlsirat.

21. Është traditë që në fillim të shërbehen verërat e lehta për të shkuar më pas te ato më të rëndat gjatë një vakti. Po ashtu, edhe vera e bardhë duhet të shërbehet përpara të kuqes, verëat më të reja para atyre të vjetrave.

22. Në fillim të shekullit 20, përpiqej që vera të shmangej në tekstet e shkollës apo kolegjit, përfshi në literaturën greke dhe romake.

23. Vjetërsia e verës nuk lidhet domosdoshmërisht me vitin kur vera futet në shishe, sepse disa verëra mund të mos futen në shishe që kur vilet rrushi. Një verë e cilësisë së mirë është produkt i një viti korrjeje.

24. Ka një mënyrë të saktë dhe të gabuar për të mbajtur gotën e verës. Gota e verës duhet të mbahet gjithnjë nga bishti dhe jo nga pjesa e sferës sepse nxehtësia e verës do të rrisë temperaturën e verës.

25. Shampanja, një prej verërave me gaz më të njohura në botë, është shumë popullore, por gabimisht mendohet se është shpikur nga murgu Dom Pierre Perinjon (1638-1715). Edhe pse nuk shpiku apo zbuloi shampanjën, ai gjeti disa parime e procese në prodhimin e saj që përdoren edhe sot e kësaj dite.

26. Jo të gjitha verërat përmirësohen me kalimin e kohës. Në fakt, pjesa më e madhe e verërave të sapo prodhuara është e mira të konsumohen sa më shpejt, dhe nuk e kanë potencialin e përmirësimit gjatë “plakjes”.

27. Verërat europiane emërtohen sipas vendeve të tyre gjeografike të prodhimit psh. Chassagne Montachet Morgeot Bordo. Ndërsa verërat jo-europiane emërtohen sipas varieteteve të ndryshme të rrushit.

28. Në kundërshtim me besimin tradicional, nuhatja e tapës së verës zbulon pak për verën. Nëse një shërbyes ju sjell tapën e shishes së verës, ju duhet të kontrolloni për datën apo informacione të tjera identifikuese. Shikoni për mykjen, tharjen apo plasaritjen.

29. Në vitin 1988, gratë italiane themeluan një nga organizatat e para të femrave të përkushtuar ndaj verës, Le Donne del Vino. Qëllimi i kësaj organizate ishte inkurajimi dhe promovimi i rolit të gruas në industrinë e verës italiane.

30. Gratë janë më të ndjeshme ndaj efekteve të verës sesa meshkujt, kjo pjesërisht për shkak të sasisë jo të madhe të një enzime në stomak që është e nevojshme për të mbajtur alkoolin.

31. Përveç kishave dhe manastireve, dy institucione të tjera mesjetare e fitonin pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre nga vera: spitalet dhe universitetet.

32. Në qendrën e jetës intelektuale dhe shoqërore greke ishte simpoziumi, që do të thotë “të pimë sëbashku”. Në të vërtetë, simpoziumi reflekton prirjen greke për miksimin e verës me diskutimet intelektuale.

33. Kombinimi i llojit të tokës, klimës, shkallës së pjerrësisë dhe ekspozimi ndaj diellit janë pikërisht këto elemente çka e bëjnë çdo vreshtari dhe çdo lloj vere të jetë unike.

34. Në Mesjetë, inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin njerëzit nëpër manastire. Benediktët ishin veçanërisht të apasionuar pas verës, sa që thuhet se ata kanë testuar dhe tokën për të zbuluar se si ndryshon ajo nga njëri vend në tjetrin.

35. Vera transportohej me lëkurë kafshësh, zakonisht atë të derrit. Lëkura e derrit pastrohej dhe kthehej mbrapsht në mënyrë që pjesa me qime mos vinte në kontakt me verën.

36. Një gotë standarde e një vere të bardhë apo të kuqe përmban Red-Wine-on-Summer-Dayrreth 110 kalori. Vera e ëmbël përmban më shumë.

37. Substanca që të lë një shije të athët në gojë pasi pi verën, rrjedh nga lëkura e rrushit. Ajo zakonisht gjendet tek vera e kuqe dhe është një antioksidant i shkëlqyer. Pasi e kemi pirë të gjithë verën është ajo si pjesë llumi që ngel në fund të gotës.

38. Hija e errët e verës zakonisht vjen nga klimat më të ngrohta (kur vera e kuqe është më e errët, apo kur e bardha ka më shumë ngjyrë ari).

39. Me kalimin e kohës, vera e kuqe ka tendencën ta humbë ngjyrë dhe merr një të kuqe në ngjyrë tulle. Ndërsa e bardha fiton ngjyrë, bëhet më e artë ose dhe kafe me kalimin e kohës.

40. Të gjitha verërat kanë shije fruti. Të rralla janë verërat që kanë shije rrushi.

41. Vera Red Burgundy është e bërë nga rrushi Pinot Noir dhe është e vështirë të besohet që shumica e prodhuesve të verës e shohin atë si një lloj Grali të Shenjtë.

42. Fjala “shampanjë” është e emërtuar kështu për shkak të një province në Francë, që do të thotë “vend i hapur”.

43. Fjala angleze “verë” i ka rrënjët nga gjuha semite e do të thotë (vajtim). Në arabisht quhen vain, në greqisht oinos, dhe në gjuhë të tjera vin, vino, vina, vinho.

44. Rrushi është i vetmi frut që është i aftë të prodhojë lëndën ushqyese të nevojshme nga lëkura dhe nga përmbajtja e sheqerit për krijimin e verës.

45. Kur arkeologët gjejnë fara rrushi, ata e konsiderojnë provë për ekzistencën e një vendi ku më parë është bërë vera. Ata kanë gjetur fara në Turqi, Siri, Libi, Jordani, ku mendohet se është bërë verë 8000 vjet para Krishtit.

46. Një nga legjendat më të treguara për zbulimin e verës është historia e Jamsheed, mbretit persian (që mund të ketë qenë Noa). Një nga gratë e haremit të tij, u përpoq të merrte jetën e saj nëpërmjet rrushit të fermentuar, që mendohej se ishte helmues. Por me atë rast u zbulua vera, pasi ajo nuk vdiq.

47. Platoni thoshte se njerëzit duhet të ishin 18 vjeç para se të pinin, dhe se vera duhet shijuar kur je 31 vjeç. Kur një burrë arrin të dyzetat, ai mund të pijë sa të dojë. Hipokrati, i konsideruar si babai i mjekësisë, e përfshinte verën në të gjitha recetat e tij.

48. Personi që ndikoi më shumë se ccdokush tjetër në historinë e verës ishte profeti Muhamed. Brenda 10 vjetëve pas vdekjes së tij, vera u ndalua rreptësisht në Arabi dhe çdo vend tjetër ku njerëzit ishin mysimanë

49. Vera e kuqe përbën 55% të shitjeve të verës në restorante.

50. Benjamin Franklin, personi i kartëmonedhës 100-dollarëshe ka zhvilluar listën e vet të 13 virtyteve që duhen ndjekur gjatë jetës. Nr. 1 thotë: “Vetëkontrolli. Mos hani deri në ngopje; mos pini derisa të deheni”. Në vargje ai shkruante: “Ja shiu që zbret nga qielli mbi vreshtat tona, atje ai hyn në rrënjët e rrushit, që do të ndihmojë verën, një dëshmi e vazhdueshme që Perëndia na do, dhe i pëlqen të na shohin të lumtur”. Ose, “Vera është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *